Vdiq në mënyrë misterioze në shtëpinë e saj, zbulohet shkaku i ndarjes nga jeta të modeles dhe reperes 25-vjeçare
Një ditë pas ndarjes së papritur nga jeta të reperes dhe modeles Chynna Rogers është zbuluar shkaku i vdekjes së saj.
Raportohet se 25-vjeçarja humbi jetën nga mbidoza. Shkaku u vdekjes së reperes në moshë të re u konfirmuar nga Departamenti i Shëndetit Publik në Filadelfia të enjten, ndërsa nuk u dhanë detaje të reja.
Chynna u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Filadelfia të mërkurën.
“Me keqardhje konfirmoj se Chynna ndërroi jetë”- tha menaxheri i saj, John Miller duke konfirmuar ndarjen e saj nga jeta.
Reperja më parë ka luftuar me varësinë nga opiodët.