Vdiq në lule të rinisë, mesazhet prekëse për studenten: Engjëlli më i bukur i parajsës

Pak ditë më parë si pasojë e një aksidenti në Shkozet, ndërroi jetë në spital një vajzë 23-vjeçe Renada Muneka. Në 27 tetor ajo ishte pasagjere në makinën tip “Volkswagen” që po drejtohej nga një 22-vjeçar teksa në aksin rrugor Plepa-Shkozet humbi kontrollin dhe u përplas me bordurën e trafikndarëses.

Si pasojë e aksidentit, vajza mori plagë të rënda dhe u transportua në spital, por nuk mundi që të mbijetonte duke ndërruar jetë. Renada Muneka ishte studente në Fakultetin e Drejtësisë. Mesazhet nga studentët në rrjetet sociale kanë qenë të shumta dhe prekëse, ndërsa nesër në orën 11:00 do të mbahen homazhe pranë Fakultetit të Drejtësisë.

“Engjëlli më i bukur i parajsës. Gjysma e shpirtit tim. Do të jesh gjithmonë prezentë kudo me shpirt, në fakultet, në shoqëri dhe në zemrat e të gjithëve ne” është një nga mesazhet për studenten që u shua.

/ Abcnews.al