“Vdes për Borën … Jonidën e dua”- Donaldo dhe Romeo Veshaj flasin për lidhjet e dashurisë: Ti vini anash

Vëllezërit e famshëm binjakë Donald dhe Romeo Veshaj kanë folur për herë të parë për lidhjet e tyre të shumëpërfolura të dashurisë.

Romeo përflitet se është në një marrëdhënie me këngëtaren Jonida Maliqi ndërsa Donald me prezantuesen e njohur Bora Zemani.

Të ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, dy aktorët e humorit janë pyetur rreth këtyre thashethemeve.

Asnjëri prej tyre nuk pranoi hapur lidhjet, duke shmangur pyetjet.

“A e do Borën?”– u pyet Romeo nga një prej fëmijëve.

“Po e dua Borën, vdes për Borën. Shkoj në Kolashinë (qeshin),”– u shpreh ai.

E njëjta pyetje qëndroi edhe për Romeon.

“Po ti sa shumë e do Jonidën?”- e pyeti moderatorja Alketa Vejsiu.

Po më po, ndonjëherë shiu që bie. Sa shumë e dua? E dua shumë Jonidën. Kam hapur edhe dy faqe Jonida Fan Page. Ajo i ka këngëtare fantastike realisht, është këngëtare shumë e mirë, e do e gjithë Shqipëria. Bravo të qoftë, vazhdo kështu,”– u përgjigj Romeno Veshaj.

“Po e do e gjithë Shqipëria,”– shtoi vëllai i tij.

Donald u ngacmua edhe për mendimin që kanë prindërit të tij për Bora Zemanin.

“Po e pëlqejnë shumë, realisht. Mënyrën sesi ajo qëndron me ne në skenë. Mirë më. Ti si ke qenë?”– u shpreh aktori.

Ndërsa shtoi: “Borën ne e trajtojmë shumë mirë sepse e meriton. Si Bora nuk kemi si gjejmë për atë emisionin që kemi. Ti vini anash gocës.”

Gjatë intervistës në ekran u shfaq një foto e Jonida Maliqit me dekolte të hapur.

Romeo kërkoi që regjia ta hiqte foton dhe të shfaqte imazh ku këngëtarja ishte me golf.

“Ua se kisha parë ndonjëherë kaq të madhe. Një foto me golf, më nxirrni një me golf. Jonida shoqja ime, mikesha ime, jemi shumë miq mbi të gjitha. Flasim për jetën me njëri-tjetrin. Për më tepër mund të pyesni Jonidën, ajo i di më të detajuara. Jemi miq të mirë, shumë shokë,”– u shpreh ai.

/Panoramaplus.al