Vdes në spital 18-vjeçarja e shtruar me trombozë pas vaksinimit me AstraZeneca
Një 18-vjeçare që vuante nga një trombozë sinus kavernoze shumë serioze dhe hemorragji cerebrale, ka ndërruar jetë në spital në Genova të Italisë. Mediat italiane raportojnë se 18-vjeçarja Camilla Canepa, dy javë më parë ishte vaksinuar me AstraZeneca. Pas hyrjes në spitalin në Genova të shtunën 5 qershor, të dielën e 6 qershorit Camilla ishte operuar për të hequr trombin dhe për të zvogëluar presionin intrakranial. Megjithatë, në ditët në vijim, situata e vajzës së re në kujdes intensiv mbeti tragjikisht e qëndrueshme dhe periudha e vëzhgimit kishte filluar të deklaronte vdekjen e saj në tru.
Vajza ishte vaksinuar në autoritetin lokal shëndetësor pas një historie negative të vaksinimit. Më 3 qershor ajo shkoi në urgjencë me dhimbje koke dhe iu nënshtrua skanimit të trurit dhe ekzaminimit neurologjik, që rezultuan të dy negativë, por iu kërkua që përsëriste analizat e gjakut pas 15 ditësh. Më 5 qershor ajo u kthye në urgjencë me trombozë.
Mdërkohë të martën e 8 qershorit një tjetër grua u shtrua në spitalin e Genovas me trombocite të nivelit të ulët në gjak. 34-vjeçarja ishte vaksinuar më 27 maj me dozën e parë të AstraZeneca dhe iu drejtua spitalit për shkak se kishte dhimbje koke. Agjencia shëndetësore liguriane (Alisa) pezulloi, si një masë paraprake, grumbullin e AstraZeneca (ABX1506) nga e cila kishin qenë dozat që ishin inokuluar te 18-vjeçarja Camilla dhe 34-vjeçarja.