Vdes aktori i njohur i serialit “Ertugrul”, u aksidentua me motor pas mesnate

Një lajm i trishtë ka tronditur mbrëmjen e kaluar të gjithë fansat e serialit më të njohur ‘Ertugrul’. Mësohet se në orën 03:00 pas mesnate, aktori i famshëm i serialit turk ka ndërruar jetë. Arda Oziri, në rolin e ‘Goktug’, kishte parë së bashku me mikun e tij ndeshjen e Champions League dhe kur ndeshja ka përfunduar, është kthyer me motorr në shtëpinë e tij.Mirëpo gjatë rrugës, 39-vjeçari ka pësuar një aksident që i ka kushtuar jetën. Lajmin e hidhur e bën të ditur miku i tij, i cili në një postim në Instagram ka publikuar bisedën e fundit me mikun e tij në Whatsapp, shkruan Opinion.al.”Miku im i dashur, të thash të rrije sonte tek unë. Por si duket engjëlli i vdekjes të priste në rrugë. Vdekja nuk të shkon fare. Të kisha pranë kur fjeta gjumë, kishe ikur kur u zgjova. Jam shumë i mërzitur”- shkruan miku i aktorit.