Valbona Mema në hall me Artiola Toskën: “Ajo është e pashpirt, ju tregoj ç’më ka bërë”


Këngëtarja Valbona Mema ishte e ftuar në emisionin “Një kat më lart” të Ermal Peçit, ku tregoi shqetësimin e saj prej shumë kohësh. Ajo tha se Artiola Toska është duke e luftuar. Sipas saj, ajo i ka ndërhyrë aty ku nuk duron dot më, tek fëmijet e saj! “Dua ta bëj publike. Nesë ajo ka diçka me mua duhet të ma thotë, por jo të ndërhyj në bukën e fëmijëve të mi. Artiola Toska është një këngëtare shumë e mirë, me një bagazh shumë të madh artistik, por kam frikë se nuk ka shpirt. Më ka ndërhyre aty nuk duroj, tek fëmijët. E kam konsideruar mike të familjes, por nësë vazhdon me këtë ritëm duhet të përballet publikisht. Unë s’kam asgjë me të”, tha e emocionuar Valbona Mema. I vendosur përballë këtij rrëfimi Ermali tha se fton edhe Artiolën në studio nëse dëshiron të sqarojë këtë situatë, teksa pyet Valbonën nëse janë konfliktuar nga afër me njëra-tjetrën, nëse vetë ajo e ka ofenduar apo diçka e ngjashme. “Sharë? Unë nuk para shaj. Nëse do të kem debat do t’ia them para syve. Nuk e di nëse i ka djegur diçka që i kam thënë para syve. Unë nuk kam lidhje me atë që bën ajo, jemi krejt të ndryshme. Vazhdo punën, jetën tënde! Edhe pse kompozitori që ty të ka ngritur të vazhdoj punën e tij”, vijoi Valbona. Këngëtarja shtoi se e ka mbajtur për vete këtë shqetësim prej vitesh, por sipas saj edhe durimi ka nj kufi.