Vajzat VIP tregojnë 8 trendet e veshjeve që do t’i shohim kudo në vitin 2023!

Po, e vërteta është që të gjithë e pritëm me padurim vitin e ri. Në modë, kjo do të thotë t’i hedhësh një sy tendencave më të mira të modës që do të shohim kudo në Pranverë/ Verën e 2023-shit. Stilistët e famshëm e kanë thënë fjalën e tyre gjatë prezantimit të koleksioneve në Javët e Modës, ndaj ju që ndiqni modën, më poshtë gjeni gjithçka që do të vishni në muajt në vijim.

Fustani kolonë si Alketa

Dizajnerët po i referohen modeleve moderne të prerjeve dhe siluetave klasike si një temë e përgjithshme këtë pranverë. Fustani i zgjatur në formë kolone dhe fundi i plotë lindin si një mënyrë për të legjitimuar format e dizajnit që nuk kanë moshë. Kjo siluetë e mprehtë dhe e pacenuar është përditësuar për pranverën e vitit 2023 dhe ka qenë kryefjalë e pasarelave.

Shkëlqe si Arbana

Prej disa sezonesh tashmë, xixat, teminat apo shkëlqimi kanë zënë vend edhe në dritë të diellit, duke e kthyer këtë trend jo më ekskluzivitet vetëm të darkës. Sërish edhe këtë pranverë/ verë teminat dhe xixat do të gjejnë terren në veshje, duke mos patur rëndësi nëse në qiell ka hënë apo ka diell. Pak shkëlqim nuk i bën askujt keq.

Minimalist si në vitet ’90 si Sara

Kthimi në linjat elegante dhe minimalizmi i pastër me aksesorë të pakësuar i viteve ’90 është thelbësor për sezonin e ri. Kjo pamje e rifreskuar ofron një qasje moderne-minimaliste që duket se është një nga trendet që përqafohet më shpejt se çdo trend tjetër.

Fustan mëndafshi si Olta

Do të mbetemi sërish në vitet ’90 kur fustani i mëndafshit u kthye në kryefjalën e modës jo vetëm në garderobën e emrave të famshëm të A listës botërore, por edhe të vajzave të thjeshta. Duket se ajo kohë është rikthyer dhe me siguri shumë prej jush e kanë një fustan të tillë në dollap. Për pranverën dhe verën e 2023-shit ky fustan do të jetë një copëz shumë e rëndësishme e trendeve ‘in’.

‘Oversized’ xhins si Xhensila

Pak gjëra janë më klasike të përhershme se xhinsi. Këtë sezon, dizajnerët u intensifikuan me magjepsjen e tyre me xhinset klasike teksa përdorën një frymëzim të viteve ’90, duke dyfishuar entuziazmin e tyre për trendin me pamje të plota oversize xhins mbi xhins.

Metalizato për më shumë dritë si Jonida

Nga Gucci te Michael Kors dhe Balenciaga, dizajnerët futën metaliken me shkëlqim të lartë në të gjitha koleksionet e tyre të sezonit të ri si një risi për të përditësuar një sërë siluetash më klasike.

Pantallona ‘cargo’ si Jona

Pantallonat me xhepa janë rikthyer dhe këtë sezon do të mbajnë një peshë mjaft të rëndësishmë në industrinë e modës. Për ta kthyer këtë copëz veshje në moderne stilistët ju japin lirinë për ta kombinuar me bluza apo xhaketa nga më sportivet për një ‘look’ të rehatshëm, e deri tek më klasiket për një prekje pse jo edhe ‘glamour’.

Aksesorë që bëjnë zhurmë si Kiara

Viti i ardhshëm do të jetë mbi përmasa të shpërthyera. Nga çantat e dorës me përmasa epike të Louis Vuitton deri te bizhuteritë voluminoze të Tom Ford-it, aksesorët marrin një vëmendje paksa të jashtëzakonshëm, surrealist kur filtrohen përmes proporcioneve të reja të pranverës. Ndaj shumë zhurmë në aksesorë këtë sezon nuk është aspak ‘shumë’.

Bordo