“Vajzat janë përdhunuar në diskotekë”- Konkurrentja 22-vjeçare që deklaroi se është e virgjër tregon frikën se pse ajo s’frekuenton jetën e natës! Konomi: Me dhimbsesh që s’ke provuar akoma…
Sindi Loci, njëra nga vajzat e reja të “Përputhen”, tërhoqi vëmendjen e publikut menjëherë pasi deklaroi se nuk ishte lidhur kurrë në jetën e saj dhe se ishte e virgjër.
Ditën e djeshme, 22-vjeçarja zbuloi edhe një tjetër të vërtetë nga jeta e saj private, pas takimit të parë që bëri me Andi Shehun.
Sindi u shpreh se nuk kishte qenë asnjëherë në diskotekë dhe pas kësaj fshihej një arsye e fortë: përdhunimi.
Sindi Loci: Jeta ime ka qenë shumë e zënë.
Mevlan Shaba: Nuk ke pasur kohë të lirë fare? As për të shkuar në diskotekë?
Arjan Konomi: Çfarë ndryshimi i papritur në jetën e një vajze që nuk ka qenë asnjëherë në klub dhe vjen në një emision televiziv dhe del në takim para kamerave. Waw, sikur ka pësuar shok të madh!
Sindi Loci: Kam pasur disa shembuj që më kanë dhënë këtë frikën. Kam pasur disa vajza në të njëjtin vit me mua që përfunduan shumë keq nga një natë në disko. Kjo më stepi. Jo se e gjykoj vajzën që shkon në disko.
Ana Lleshi: Çfarë do të thuash me përfunduan shumë keq?!
Sindi Loci: U përdhunuan në moshë aq të re…
Ana Lleshi: Përdhunimi është diçka që mund të ndodhë kudo, jo vetëm në diskotekë, ndërsa pijen e ke vetë në dorë.
Sindi Loci: Ana, nuk mund të thuash që ti në adoleshencën tënde nuk je shtyrë nga shoqëria për të bërë diçka.
Ana Lleshi: Jo, nuk jam shtyrë!
Sindi Loci: Ti mund të jesh një ndër ata shembujt e rradhë.
Ana Kauri: Unë mendoj se Sindi ka pasur frikë nga vetja dhe e ka gjetur përdhunimin si arsye për të mos shkuar.
Fatjon Kuqari: Unë kam punuar në disko dhe nuk pija alkool, por vetëm ujë. Ti mund të përdhunohesh në rrugë, në shtëpi dhe kudo.