“Vajzat e ekranit nuk janë të mira në jetën reale”- I dha fund lidhjes, Ermal Peçi zbulon detaje për ish të dashurën
Ermal Peçi u vendos në qendër të mediave pasi deklaroi se i kishte dhënë fund lidhjes me një vajzë të njohur të ekranit.
Moderatori i njohur pas ndarjes tha se kjo ishte hera e fundit që lidhej me vajza ekrani duke thënë se nuk janë të mira në jetën reale.
Ndërsa së fundmi zbuloi detaje rreth vajzës me të cilën i dha fund lidhjes.
“Nuk e ke patur asnjëherë në program ate vajzën,”– tha Ermal Peçi, i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora
“Është këngëtare?”– u pyet ai nga moderatorja e emisionit.
“Jo!”– u përgjigj Ermali.
Ester Bylyku: Modele?
Ermal Peçi: Është edhe modele.
Ester Bylyku: Është aktore?
Ermal Peçi: Jo.
Ester Bylyku: Ka qenë në Big Brother?
Ermal Peçi: Jo, jo, nuk ka qenë.
Ndërkohë në një intervistë për “Late Night Show”, vitin e kaluar ai u shpreh: “Kam 1 muaj e pak që jam single. Vajza në fjalë është personazh publik dhe mbase është rasti i fundit që unë lidhem ne një personazh publik. E ke pasur të ftuar në emision. Është një gocë shumë e mirë në ekran. Por mesa duket vajzat e mira në ekran nuk janë aq të mira në jetën përtej ekranit.”
Më pas moderatori i emisionit, Kastro Zizo e pyeti nëse e ka tradhtuar.
“Jo, më nuk bëhet fjalë. Po më shikon ajo, se e kam xhan. Divorci ishte për idealet tona. Ti karrierë, unë karrierë. Kaq. Prandaj them që lidhja me personazhet publike është dhimbje koke. Karriera bëhet e vështirë. Tre-katër muaj zgjati. Lidhja më e gjatë ka qenë 3 vite”, përfundoi Peçi.