“Vajza produkt i një marrëdhënie pa dashuri”/ Fituesi i ‘Big Brother 6’ sqaron deklaratën dhe tregon si e ka marrëdhënien me mamanë e vajzës

I ftuar në “E Diell” ditën e djeshme ishte fituesi i “Big Brother Albania 6”, Anaid Kaloti. Teksa po bisedonin në studio, Fjoralba Ponari përmendi një nga deklaratat e Anaidit disa kohë më parë, kur thonte se e bija është produkt i një marrëdhënieje pa dashuri.

Kësaj deklarate Anaidi u përgjigj se është tjetërsuar nga portalet dhe se ai ka thënë që nuk e mohon që është vajza e tij dhe ka deklaruar sipas tij mënyrën se si ajo ka ardhur në jetë. Ndërsa i pyetur nga Ervin Kurti se çfarë marrëdhënie ka me mamanë e Kleas (vajzës), Anaidi tha se flasin dhe takohen.

Fjoralba Ponari: Skandalet mediatike, ti mbahesh për lajme skandaloze në median rozë. Një ka qenë, vajza ime është produkt i një marrëdhënie pa dashuri.

Anaid Kaloti: Nuk është skandaloze, pse.

Fjoralba Ponari: Për vajzën tënde që do të rritet nesër dhe do ta lexojë. Një formë më e zbutur do të ishte më mirë.

Anaid Kaloti: Unë jam shpreh më ndryshe. Unë kam thënë që nuk e mohoj dot kurrë sepse është vajza ime. Kam treguar si ka ardhur në jetë, si pasojë e çfarë marrëdhënie. Besoj se ajo do të ndihet shumë mirë sepse është pajtuar me këtë ide.

Ervin Kurti: Je pajtuar me mamanë e vajzës

Anaid Kaloti: Nuk kam qenë ndonjëherë I zënë.

Ervin Kurti: Takoheni më shpesh sepse takoni Klean.