
Vajza e sapolindur e Diellza Kolgecit e destinuar për të futur burrat në sherr
Pak orë pas ardhjes në jetë të vajzës që i dha epitetin e babait për herë të parë, basketbollisti Fisnik Rugova ka zbuluar një tjetër detaj që pritej me kërshëri. Fjala është për emrin të cilin e kanë zgjedhur çifti për vajzën. E bija e Diellzës dhe Fisnikut do të quhet Helena.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi vetë basketbollisti ku mes tjerash shprehet: ‘Ne jemi tejet të emocionuar që anëtarja më e re e familjes ka ardhur sigurtë. Mirësevjen në këtë botë princeshja jonë e vogël Helena Rugova’, shkrian Prive. Emri Helena rrjedh nga personazhi i mitologjisë greke. Helena, shquhet si simbol i bukurisë e cila me rrëmbimin e saj me urdhër të mbretit Parid, u bë mollë sherri për shpërthimin e luftës së Trojës.