
Vajza e Rudina Magjistarit bën tre vjeç, modertorja sërish fanatike e privatësisë
Rudina Magjistari është treguar gjithmonë shumë e rezervuar përsa i përket jetës së saj private. Fotografitë me partnerin dhe vajzën e saj janë shumë të rralla. Madje asnjëherë nuk e kemi parë të plotë portretin e vogëlushes së saj, Mias, sepse Rudina si pjesa më e madhe e prindërve të njohur nuk dëshiron që vajza të bëhet e famshme në një moshë kaq të vogël dhe mbi të gjitha pa dëshirën e saj. Mia ka festuar 3-vjetorin e lindjes dhe sigurisht që edhe këtë herë Rudina është treguar shumë e kujdesshme me zbulimin e detajeve. Ajo ka publikuar vetëm një fotografi të tortës dhe asgjë më tepër nga festa, apo qoftë edhe një foto të portretit të plotë të vogëlushes. “E lumtur! Nga festa dje e Mias sime të shtrenjtë, që tani formon tre gishta për të treguar moshën e saj”, ka shkruar Rudina bashkangjitur fotos së tortës, shkruan Who.Ndoshta kur Mia të rritet dhe pak e të kuptojë më shumë, mund të shfaqet publikisht bashkë me mami Rudinën.
