Vajza e madhe 24 vjeçe dhe e vogla 2, moderatorja ndan momentin kur mësoi se ishte shtatzënë për herë të katërt
Moderatorja e “E ardhmja është vajzë”, Ermira Çausholli është nënë e katër vajzave. Më e vogla është dy vjeçe, ndërsa më e madhja është 24. Kjo diferencë ka habitur dhe publikun, edhe Ermira nuk ka nguruar ta konsideroj si një bekim shumë të madh këtë rastësi.
E ftuar në Edicionin Informativ, moderatorja ka rrëfyer reagimin e vajzave për shtatzëninë e katërt.
“Ajo është një nga pjesëtarët më të gëzuar të familjes ditën që unë paralajmërova shtatzëninë e katërt. Gjithashtu edhe vajzat e tjera, po ishin më të vogla dhe e shijonin akoma edhe më si fëmijë pjesën e ardhjes në jetë të një motre”.
E pyetur nëse donte një djalë pas tre vajzave, ajo tha se ishte paplanifikuar dhe nuk i ka thënë jo.
“Jo jo, erdhi rastësisht, ishte e paplanifikuar. Aq më tepër edhe vajzat dhe im shoq në momentin që morën shtatzëninë thanë: ‘Bëje edhe këtë vajzë se jemi mirë mes vajzash’. Ai padiskutim se është i përkëdheluri i familjes dhe vajzat kërkuan një motër. Erdhi rastësisht, unë nuk i kam thënë jo asnjë shtatzënie në momentin që më ka ndodhur”.