Vajza e Emerson rrëfen vuajtjen e saj: Babai nuk më do, s’e shoh prej 3 vitesh

Ajo është teniste, modele dhe influencuese mode, profesione që i japin mundësinë të jetojë pa kokëçarje ekonomike, por sërish nuk ka gjithçka për të qenë e qetë. Bëhet fjalë për Karolayne De Rosa, vajzën e ish- mbrojtësit brazilian që në karrierën e tij ka luajtur me Romën, Milanin e Juventusin.

Emerson-2

Kjo pasi Karolayne nuk takon prej 3 vitesh të atin, detaj që e zbuloi në emisionin “Domenica Live” të Barbara D’Ursos, duke pranuar se e vuan shumë këtë fakt. “Babai më mungon vërtet shumë. Ka disa gjëra që nuk mund të blihen me para, si koha dhe dashuria e personave, dhe unë nuk mund ta besoj që ti nuk më do më!”, tha Karolayne në mesazhin që i dërgoi të atit./Top Channel

Emerson-3