Ups! Kate Moss kapet mat me nipin 27-vjeçar të Bob Marley

Kate Moss po bën bujë me daljen e saj të fundit publike, por këtë herë jo për pamjen e saj mbresëlënëse. Interesi i fotografëve ra tek nipi 27-vjeçar i Bob Marley, i cili e shoqëroi për pak minuta pas koncertit të tij në Bodrum të Turqisë.

50-vjeçarja është parë duke ecur dorë për dore me Skip Marley dhe mediat ndërkombëtare po e lënë të hapur mundësinë që supermodelja të jetë në një lidhje me 27-vjeçarin, i cili ka një diferencë të madhe në moshë me të, shkruan Daily Mail.

Të njëjtat burime pretendojnë se Moss u emocionua aq shumë në shfaqjen e Skip Marley, saqë ajo vrapoi në skenë dhe duhej të merrej nga siguria.

“Kate vrapoi në skenë pasi e donte shumë. Ajo u shoqërua nga sigurimi nga skena. Nuk e di nëse ka ndonjë gjë romantike mes tyre, por ajo është padyshim një fanse”, shkruan Daily Mail.

iconstyle.al