United “fshin” Cristiano Ronaldo: hiqet imazhi gjigant i CR7 nga Old Trafford
Cristiano Ronaldo e sulmoi Manchester United dhe klubi e fshin si imazh, edhe nga Old Trafford. Vetëm pak orë më parë, sulmuesi portugez kritikoi Djajtë e Kuq në një intervistë me gazetarin Piers Morgan për SunSport. Portugezi akuzoi skuadrën e Premier League se e trajtoi atë si një dele e zezë dhe zbuloi se ndihej i tradhtuar nga klubi. 5-herë Topi i Artë kritikoi gjithashtu trajnerin Erik ten Hag dhe Glazers, pronarët e kompanisë. Ky i fundit fajtor për mungesën e progresit të bërë, që nga largimi i Sir Alex Ferguson në 2013.
Përgjigja e United nuk vonoi. Portugezi duhet të paguajë një gjobë maksimale prej një milion paund, por kjo nuk është e gjitha. Drejtuesit e Djajve të Kuq janë takuar në orët e fundit për të diskutuar për të ardhmen e sulmuesit. E, sipas shtypit anglez, CR7 do të largohet nga Manchester që në janar dhe klubi nuk do të bëjë asgjë për ta mbajtur atë, përkundrazi.
E ardhmja e Ronaldos do të jetë larg Old Trafford, por drejtuesit kanë vendosur ta fshijnë menjëherë. Klubi hoqi imazhin gjigant të sulmuesit nga jashtë stadiumit. Imazhi i portugezit në Old Trafford ishte pranë atij të Bryan Robson dhe David Beckham, por tani nuk është më aty.
Sulmet e Ronaldos kishin shkaktuar tashmë disa reagime. Shoku i kombëtares dhe ekipit Bruno Fernandes ishte shumë i ftohtë me CR7 pas mbërritjes së tij në kampin stërvitor të Portugalisë. Ndaj fjalëve të tij kanë reaguar edhe Gary Neville dhe Wayne Rooney, të sulmuar nga portugezi. Wazza bëri të ditur se ishte i hutuar dhe se kishte vendosur të mos komentonte publikisht për këtë çështje. Nga ana tjetër, ish-mbrojtësi e ka marrë me ironi dhe ka shpërndarë një foto qesharake që nxjerr në pah konfuzionin e tij me fjalët e Ronaldos.