“Unë me kitarë, ajo ekskursion me familjen në Dajt”/ Aleksandër Gjoka rrëfen si është njohur me bashkëshorten: I kam kërkuar disa herë falje! Ja si ndihem edhe si gjysh
Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka ka folur për jetën e tij familjare, bashkëshorten Rita dhe fëmijët.
I ftuar në emisionin “Dola te Ola” në News24, ai thotë se me gruan e tij janë njohur në Dajt, kur ai shkonte me kitarë, ndërsa ajo ekskursion me familjen.
Ai shprehet se gruaja e tij githmonë gjen mënyrën si ta qetësojë kur eshte me nerva.
“Ajo më qetëson mua. Ajo ka një armë të fuqishme, që kur unë jam i acaruar ajo me qetësonte”, u shpreh Aleksander Gjoka.
Aleksandër Gjoka ka treguar edhe emocionit e të qënit baba, por edhe gjysh.
PJESE NGA BISEDA
Aleksandër Gjoka: Ky është një fenomen që ndodh. Njerëzit kur vijnë në një moshë para plakjes ngjajnë. Kur kemi qenë të fejuar me Ritën, se edhe Rita i ka pasur flokët kaçurrele na thonin që ju sikur jeni motër dhe vëlla. Dmth kishim hije.
Pyetje: Çfarë cilësish ka Rita që ti nuk i ke?
Aleksandër Gjoka: Unë nuk mendoj se një çift mund të shkojë shumë mirë duke qenë të njëjtë. Rita është një tip i qetë, natyre shumë e dashur. Është nga këto tironset puro. Ajo më qetëson mua.
Unë kam një veçori që e kanë edhe shumë të tjerë. Unë kërkoj falje. Nuk ka njeri pa gabime dhe unë kërkoj falje
Pyetje: I ke kërkuar falje Ritës gjatë jetës?
Aleksandër Gjoka: Patjetër. Ajo ka një armë të fuqishme, që kur unë jam i acaruar ajo me qetësonte
Pyetje: Si jeni njohur?
Aleksandër Gjoka: Me dashuri në Dajt jemi njohur. Kjo ishte ekskursion me familjen. Unë me kitare. Me dashuri jemi njohur.
Pyetje: Këta të dy janë fryt i dashurisë, djali dhe vajza. Sa ta kanë ndryshuar jetën fëmijët?
Aleksandër Gjoka: Kur kam qenë beqar, nuk e mendoja se do të martohesha. Na quanin “rrugaç”. Kur u bëra me fëmija ndryshova shumë
Pyetje: Po kur u bëre gjysh?
Aleksandër Gjoka: Edhe ajo e bukur ishte. Për nderin tim, vajzës i ka vënë emrin Aleksandra. Edhe Rei ka zë të trashë si puna ime.