Ujku zbret në fshatrat shqiptare dhe ha çfarë t’i dalë para
Ndryshimi i stinëve dhe ulja e temperaturave ka bërë që kafshët e egra të shfaqen gjithnjë e më shumë në zonat e banuara.
Sipas asaj që raporton gazeta Express, një ujk ka zbritur pranë banesës së veteranit të UKÇ-së, Mehmet Hasani në Nikovaz të Gjakovës, dhe i ka ngrënë atij një viç.
Në foto që ne nuk po e publikojmë për arsye se është shumë e dhimbshme, shihet se viçi është sulmuar kryesisht në stomak, ndërsa i ka mbetur vetëm koka, brinjët dhe këmbët.
Mehmet Hasani tha ujku ia kishte sulmuar bagëtinë rreth orës 4 të mëngjesit. “I kam pasë tre viça. Tani më mbetën dy”, thotë ai.
Hasani tha se ka dëgjuar se ujku ka sulmuar edhe në disa fshatra përreth. Tani në stinën e dimrit, ujqëirt janë një rrezik më vete për banorët e mbetur në këto fshatra.
E njëjta gjë ndodh dhe në shumë fshatra të Shqipërisë, të cilat kanë mbetur të shkreta për shkak të numërit të pakët të njerëzve.