“Udhëzuesi i joshjes”- Bashkëshortja e Rui Patricios u jep këshilla kolegëve të portierit, si të bëjnë lojëra seksuale në kohën e lirë
Vendi i tetë në kampionat është vetëm arritja e radhës nga Uolverhemptoni.
Ky ekip mund të cilësohet si një koloni portugeze për shkak të 7 lojtarëve që ka në organikë, por njëkohësisht dallohet edhe për bukurinë e bashkëshorteve të disa prej lojtarëve.
Njëra syresh është pa dyshim Vera Ribeiro, bashkëshortja e portierit Rui Patricio, e cila si profesion është seksologe.
Në vitin 2018 ajo u komentua gjatë pasi këshillonte yjet e Portugalisë që të masturboheshin përpara ndeshjeve në mënyrë që të ishin më të qetë. Ajo vazhdon me profesionin dhe këshillat e saj teksa vjet ka publikuar një libër të titulluar “Udhëzuesi i joshjes”.
Ribeiro këshillon lexuesit, por edhe kolegët e bashkëshortit se si të bëjnë lojëra seksuale në kohën e lirë apo që për të konsumuar raportet e tyre të përdorin dyshekë me ujë. Pjesë e “skuadrës” së grave të futbollistëve është edhe Daniela Baso.
Bukuroshja meksikane ka qenë një aktore shumë e njohur telenovelash në atdhe përpara se të martohej me Raul Himenezin. Kur 30- vjeçarja ishte gati të rikthehej në shesh-xhirim, çifti mori lajmin se do të bëheshin me fëmijë, ndaj rikthimi i Danielës në skenë duket se do të ndodhë vitin e ardhshëm, gjithmonë nëse ajo nuk zgjedh të bëjë rolin e nënës me kohë të plotë dhe të lërë rishtazi pas dore karrierën kinematografike.