Udhëtuan me avion privat, çifti ndërron jetë katër ditë pas martesës! Ja ç’u ndodhi gjatë kthimit për në shtëpi
Një pilot dhe gruaja e tij vdiqën të hënën, vetëm katër ditë pas martesës, sepse avioni i tyre privat u rrëzua në Kolorado.
Trupat e pilotit të Costas, John Sivyllis, 30 vjeç dhe Lindsey Vogelaar, 33 vjeç, u gjetën atë mbrëmje, sipas “Daily Mail”.
Çifti, nga Florida kishte shkuar më 1 tetor në Kolorado për të realizuar ceremoninë e martesës, kur avioni u rrëzua rreth 15 minuta pas ngritjes, gjatë kohës që po ktheheshin në shtëpi.
Ata kishin përcaktuar edhe se ku do të kalonin muajin e mjaltit dhe kishin bërë rezervimet online, ndërkohë që ky ishte fluturimi i tyre i parë dhe i fundit së bashku.
Trupat e dyshes u gjetën rreth orës 06:25 pasdite, të hënën.
Sivyllis ishte një instruktor fluturimi dhe pilot, ndërsa Vogelaar punoi si një stjuardese. Fotot e fundit në të dy faqet e tyre në Facebook tregojnë pamje nga puna që bënin në avion.
Çifti u takuan në një aeroport gjatë pushimit të punës në Birmingham, Angli, ka thënë miku i tyre.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit konfirmoi se po heton rrëzimin.
Autoriteti Federal i Aviacionit po heton gjithashtu.