U shfaqën në skena erotike në “Prisioner”, Miley Cyrus flet për marrëdhënien me Dua Lipën dhe tregon a bënë seks

Dua Lipa dhe Miley Cyrus sollën bashkëpunimin e tyre të parë “Prisioner” më 19 tetor, ku shfaqeshin në skena seksi së bashku.

Këngëtaret duken shumë të afërta, madje nuk mungojnë as prekjet midis tyre. Megjithatë Miley Cyrus ka pranuar se nuk bëri seks me yllin shqiptar të popit.

“S’kemi bërë seks,”– sqaroi ajo. “Dua Lipa ma kujton vazhdimisht. Në fakt kurrë nuk kam pasur ëndrra erotike me të dhe për fat të keq nuk munda të bëj seks me të.”

Dua Lipa aktualisht është në një marrëdhënie me modelin 21-vjeçar, Anwar Hadid.

“Nuk dua dhe aq shumë të bëj seks me Dua Lipën. Mendoj se e njoh shumë mirë si shoqe dhe nuk e di. Padyshim më pëlqen të pretendoj sikur kemi kryer marrëdhënie seksuale sepse marrim më shumë klikime në videoklipin tonë. Është thjesht manipulim, manipulimi standard i kulturës pop. Dua të bëj seks me te vetëm 5%. Sa më shumë e mendoj, sa më shumë dëshiroj ta bëj,”– u shpreh Miley Cyrus.

Ndërkohë 28-vjeçarja foli hapur edhe rreth jetës së saj seksuale, teksa pranoi që pandemia e COVID-19 i ndikoi në jetën intime.

“Bëj shumë seks në FaceTime, është seksi më i sigurt. Kështu nuk do e marr COVID-19,”- pranoi Cyrus. “Nuk do bëj asgjë të papërgjegjshme për veten time apo për njerëzit e tjerë.”

Këngëtarja dhe aktorja e njohur aktualisht është single pasi u nda nga i dashuri i saj prej 1 viti, Cody Simpson në tetor.

/Panoramaplus.al