U përfolën për ndarje, Arbenita dhe Fero rikthehen në krahët e njëri-tjetrit

Javët e fundit, flitej se reperi i njohur Fero dhe modelja Arbenita Ismajli i kishin dhënë fund marrëdhënies.

Ata nuk ndiqeshin në rrjete sociale, nuk ishin parë më së bashku dhe shprehjet e publikuara nga modelja tregoni që diçka nuk shkonte.

Megjithatë historia e tyre i ngjan asaj të një telenovele dhe dyshja është rikthyer në krahët e njëri-tjetrit.

Arbenita ka publikuar një moment krah Feros, teksa e përkëdhel.

Duket se ata i kanë lënë pas sërish mosmarrëveshjet dhe tani çdo gjë i është kthyer normalitetit.