U përfol se është në lidhje me Yll Limanin, reagon Fjolla Beka

Prej ditësh tashmë po flitet se këngëtari shumë i dashur për publikun dhe mjeshtrja e vetullave Fjolla Beka janë në një romancë.

Këto dyshime lindën pas disa detajeve në rrjetet e tyre sociale.

Veshje të njëjta, varëse e njëjtë dhe komentet mes tyre në Instagram.

Ylli shpesh është përfolur për romanca, ndërsa i ka mohuar ato ndryshe nga zërat për Fjollën, për të cilat nuk ka reaguar.

Nga ana tjetër, ka qenë Fjolla ajo që pas gjithë lajmeve që po qarkullojnë për ta, ka postuar një Instastory, teksa po dëgjonte në makinë këngën e re të Ylli Limanit, në bashkëpunim me Dhurata Dorën.

“Po na sheh krejt diskoteka”, këndon Fjolla teksa shijon këngën e Yllit dhe ky postim vetëm sa shtoi edhe më shumë dyshimet…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by XL MEDIA (@xl_media.al)

infokosova.net