U përfol se abortoi një fëmijë, Elita Rudi flet për ngjarjen që alarmoi familjarët
Gjatë ditës se djeshme moderatorja nga Kosova, Elita Rudi u përfol se abortoi një fëmijë, lajm që detyroi të japë një sqarim në rrjetet sociale. Sipas shkrimit në fjalë u tha se ajo është parë duke dalë nga një klinikë gjinekologjike dhe është shkruajtur se dukej e mërzitur pasi mund të ketë kryer një abort. Shkrim, ky i cili ka qenë i pakapërcyeshëm nga vetë moderatorja. Nëpërmjet një postimi në Instagram ajo ka shpjeguar se nuk është aspak e vërtetë dhe duket mjaft e irrituar. Madje ajo ka shkruajtur se në qoftë se vazhdojnë ende të tilla gjëra, do të marrë masa ligjore pasi mesa duket nga këto lajme janë alarmuar familjarët.
“Njerëz të dashtun, faleminderit që keni gjetur kohë për t’i besuar një portali me një shkrim të pabazë dhe amator. Nuk është hera e parë që ky portal shprehet shumë lirshëm për mua, me shkrime pa kurrëfarë baze, por gjithmonë shprehen sipas “një burimi të afërt”. Aludimet për shtatzëni apo abort për mua i mbetshin në ndërgjegje asaj gazetareje që e di shumë mirë cila je. Që ke qenë ulur në atë kompjuter në punë me një kafe afër e gjithë qetësi ke pasur guximin t’i nxjerrësh në rreshta shkrimet e pabaza e t’i shqetësosh njerëzit e mi më së pari e pastaj edhe disa t’i gëzosh. Le të mbetet në ndërgjegjen tënde e dashur, mos harro, mos luaj me punët e Zotit!” përfundon moderatorja. Kujtojmë që Elita është në një lidhje me reperin e njohur, Gjikon.