U përfol për sherr me Luana Vjollcën, reagon Rezart Veleshnja
Pak ditë më parë, të gjithë u befasuan nga largimi i aktorit të humorit Rezart Veleshnja nga emisioni “Shiko kush luan”.
U përfol se mes tij dhe moderatores Luana Vjollca ka patur një debat, që ka vazhduar me largimin e aktorit nga roli i kapitenit në emisionin argëtues.
Sot Veleshnja ka reaguar me anë të postimeve në “Instastory”, duke u shprehur se nuk ka asgjë të vërtetë këtu.
Ai tregon se arsyeja që është larguar është koha, pasi ka qenë i zënë. Në një postim tjetër, Rezi ka publikuar një portret të Luanës duke treguar se mes tyre gjërat shkojnë shumë mirë.
Kujtojmë se vendin e Rezit në “Shiko kush luan” e zuri Irgen Çela i njohur ndryshe si ‘Xhoda’.