U përfol për flirtin me Ana Likën, Taulant Xhaka fejohet me tjetër vajzë
Taulant Xhaka është fejuar këtë fundjavë me Arbnora Nuredinin, vajza simpatike me të cilën e bëri lidhjen publike Shën Valentinin e vitit që lamë pas. Mesfushori shqiptar i Baselit dhe Kombëtares ka organizuar ceremoninë zyrtare të fejesës, pasi u kthye nga pushimet dimërore me partneren. Në llogaritë e tyre në Instagram, Taulanti dhe e fejuara kanë publikuar të njëjtën fotografi nga ceremonia e fejesës, ku ishin duke prerë tortën mjaft speciale. Nuk munguan edhe urimet e shumta, ndër to edhe ai nga i vëllai, Granit Xhaka. “Urime fejesa vëllau jem!”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale, i cili po ashtu nuk ka shumë muaj që është kurorëzuar me Leonita Lekajn. 27 vjeçari Taulant Xhaka u përfol për një flirt me aktoren Anna Lika, gjatë një feste të futbollistëve të Kombëtares në një nga club-et e natës në Tiranë. Pas aludimeve nëse kishin qenë apo jo bashkë atë natë për të festuar në club në shoqërinë e njëri-tjetrit, thashethemet u pasuan nga fotot e tyre, ku shfaqeshin shumë pranë njëri-tjetrit. E ngacmuar nga drejtuesi i programit, Edi Manushi për Taulantin ajo u përgjigj se “nuk them as po, as jo”, duke e përmbledhur përgjigjen e saj në shprehjen popullore “ku ka zë, s’është pa gjë”.