U nda nga Cozman, ish-e dashura tregon arsyen
Para pak kohësh reperi nga Kosova Cozman zyrtarizoi lidhjen e tij me një vajzë të panjohur për publikun, të quajtur Fjolla. Ata nuk i kursyen fotot me njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe gjërat duket se ishin serioze.
Mirëpo, ata i kanë dhënë fund lidhjes. Dyshja kanë fshirë fotot me njëri-tjetrin dhe nuk ndiqen në Instagram. Ishte Fjolla ajo që e konfirmoi, duke thënë se mospërputhja e karakterit ishte arsyeja kryesore.
E ftuar sot në “Shqipëria Live”, Fjolla ka dhënë detaje të tjera.
“Unë jam person që parapëlqej paqen edhe harmoninë edhe në momentin që hyjnë mes lidhjes xhelozira, posesiviteti e këto ndjenja negative, unë e ndjeva veten dhe vlerat e mia e moralin tim të cënuar”, tha ajo.
Ish-e dashura e reperit mohoi se kishte patur dhunë mes tyre megjithatë ajo tha se kishte tendenca toksike.
“Nuk e kam përjetuar mirë ndarjen dhe ende po kaloj një periudhë të vështirë. Unë mendoj se ka shumë rëndësi komunikimi dhe ndjesia që mos të ndihesh vetëm në lidhje. Nuk është turp të kërkosh ndihmë e as nuk është turp të ndahemi”, shtoi ajo.
Në fund të intervistës, Fjolla tha se ka patur shumë dashuri, por ndjenjat kthehen shumë shpejt në problematike.
/News31