“U bë nami!” këngëtari flet për konfliktin me Orinda Hutën
Këngëtari i ri, Reinaldo Gaçi që mori pjesë këtë vit me këngën “Ku je”, në festivalin “Kënga Magjike”, ka rrëfyer për herë të parë rezervat në lidhje me vlerësimin e Orinda Hutës. Anëtarja e jurisë e konsideroi këngën e Reinaldos, jo në shijet e veta personale dhe mesa duket kjo nuk i pëlqeu atij. Reinaldo foli në emisionin “KafeIN” për mënyrën sesi e kishte pritur vlerësimin e një profesionisteje siç është Orinda ndërsa paralajmëroi se do të përballet me të, shk “U bë nami, jo me këngën, me komentet e një anëtari të jurisë, por këto do t’ja them në gjysmëfinale. Kam një konflikt me Orinda Hutën sepse një profesionist i vërtetë siç është Orinda Huta nuk mund të gjykojë sipas shijeve personale një këngë që është shumë profesionale. Shijet personale lihen në shtëpi, kur je aty profesional, duhet të gjykosh profesionalisht”, është shprehur Reinaldo.
https://www.facebook.com/intvalbania/videos/1916768468430588/