U infektua tre herë me Covid-19, Cristiano Ronaldo shfaqet i transformuar

Cristiano Ronaldo u infektua me Covid-19, duke u detyruar kështu të qendrojë në izolim në shtëpinë e tij. Ndonëse mori mjekim, edhe testi i tretë i koronavirusit rezultoi sërish pozitiv për sportistin.

Ronaldo shprehet se ndihet shumë mirë, madje ai ka postuar shpesh video ku shihet duke ushtruar aktivitet fizik. Por, (sidomos) në foton e fundit, futbollisti duket…ndryshe nga se jemi mësuar ta shohim. Ronaldo shihet se ka humbur disa kilogramë, ashtu sikurse ka ndryshuar edhe një detaj në paraqitje: modelin e flokëve. Në postimin në rrjet, ylli i futbollit ka shkruar: “Filozofia Kaizen”. Kjo e fundit është një metodë e njohur japoneze për sa i përket filozofisë së biznesit. Qëllimi i ‘Kaizen philosophy’ bazohet në ndryshimin për më mirë ose ndryshe, përmirësimin e vazhdueshëm.

Nuk dihet pse Ronaldo ka zgjedhur këtë shprehje për foton e publikuar në Instagram, megjithatë diçka është e sigurt: sportistit i mungon maksimalisht fusha e futbollit. Fansat shpresojnë që ta shohin sa më shpejtë të preferuarin e tyre në Juventus. /News31