U infektua me Covid, Jonida Shehu thirrje publike dy ekspertëve: “Të bëjnë tamponin”

Moderatorja e njohur shqiptare, Jonida Shehu, ka deklaruar se është infektuar me koronavirus dhe së fundmi i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve në Instastory.

Një ndjekës e ka pyetur Jonidën nëse ka infektuar ndonjë person tjetër. Jonida u shpreh se në dijeninë e saj nuk ka infektuar, por i ka bërë thirrje Mira Rakacollit dhe ekspertit të ekonomisë Kastriot Sulkës që të bëjnë një test pasi kanë qenë të ftuar së fundmi në emisionin e saj “Radar” në “ABC News”.

“Në dijeninë time jo. Deri tani familjarët e mi nuk janë infektuar, por do t’i bëja kërkesë urgjente, madje mund të jetë edhe e vonuar, Mira Rakacollit dhe Kastriot Sulkës, kanë qenë të ftuarit e mi të fundit në Radar, të bëjnë një test këto ditë sa më shpejt se sot ka qenë mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe nuk dua të jem unë shkaku i infektimit”, është shprehur Jonida.