U fol se Alban Hoxha e tradhtoi, Çiljeta reagon me një video

Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha u bënë objekt i mediave rozë për marrëdhënien e tyre. Pak ditë më parë ata festuan 2 -vjetorin e lidhjes, por fotot e festës intime u pasuan nga lajmet se ata janë ndarë. Portalet e spirtit shkruan se mes ciftit kishte krizë ose më saktë ishin drejt ndarjes për shkak të një tradhtie nga ana e Albanit. Në fakt Çiljeta bëri një postim pak ditë më parë në Londër, ku shkruante: “Besimi është një lojë e rrezikshme”, shprehje që linte të nënkuptohej se dikush i kishte thyer besimin. Por pas lajmeve ajo ka qartësuar vetë gjithçka me një video. Ajo ka postuar një video ku shfaqet bashkë me Alban Hoxhën duke udhëtuar me makinë. A ishte kjo përgjigjja se ata janë pajtuar, apo se mes tyre s’ka pasur ndarje? Këtë pritet ta thotë vetë Çiljeta. /Story.al/

Ciljeta-Xhilaga-2