U divorcuan 55 orë pas martesës, ish-bashkëshorti i Britney Spears zbulon të tjera detaje tronditëse nga jeta e këngëtares
Nëna e Britney Spears, Lynne, ka qenë ajo që e detyroi këngëtaren të anulonte martesën e saj 55-orëshe me mikun e fëmijërisë, Jason Alexander. Kështu pretendon avokati i divorcit të tyre, Mark Goldberg, sipas “Daily Mail”.
Mark, i cili tashmë është në pension, thotë se as këngëtarja dhe as Alexander nuk donin që martesa të prishej, por u detyruan ta bënin këtë nga Lynne Spears dhe ekipi menaxhues i Britney-t.
“Ishte e ëma ajo që ndërhynte në jetën e vajzës së saj“,- tha Goldberg për “Daily Mail”.
Gjithashtu, edhe ish-bashkëshorti i saj ka vendosur që të flasë, duke u shprehur se ishin disa forca kontrolluese që i detyruan t’i jepnin fund martesës.
“Disa burra veshur me të zeza, së bashku me nënën e saj dhe pjesëtarë të tjerë të familjes erdhën dhe na bënë të firmosnim një dokument nën presion për t’i dhënë fund martesës. Ne nuk donim ta anulonim. Ata na gënjyen. Ajo ishte e gjitha për të kontrolluar Britney-n dhe paratë e saj.“– është shprehur Jason.
Në janar të vitit 2004, Spears u martua me Alexander-in në Las Vegas. Betimet u anuluan 55 orë më vonë nga një peticion që thoshte se Britney nuk ishte plotësisht e vetëdijshme për vendimet që po merrte.
“Ajo ka jetuar një makth shumë më keq sesa çdokush mund ta imagjinojë, për shumë më gjatë sesa njerëzit mund ta kuptojnë”-vazhdon më tej ai.
Ai ka shtuar se familjarët e Britney-t e kanë mashtruar për t’i dhënë fund martesës, sepse sipas tyre nëse ata do të vazhdonin të qëndronin bashkë mund t’i shkatërronin karrierën Britney-t.