U desh të lindte Gala që mami Eliona të tregonte babin e vogëlushes

Në mars aktorja e “Klanifornias”, Eliona Pitarka u bë nënë për herë të parë me ardhjen në jetë të Galas. Eliona nuk është treguar aspak supersticioze pas lindjes së vajzës duke publikuar menjëherë foto të saj e duke ndarë me fansat eksperiencën e saj të lindjes.

Madje Eliona tani nuk po kursen më as fotot e partnerit, duke thyer rregullin që ka mbajtur për kaq kohë. Sot aktorja ka postuar një foto ku Gala shfaqet duke fjetur në kraharorin e të atit, teksa shkruan se ajo është vajza e babait.

Epo na u desh të lindte Gala që Eliona ta lëshonte dorën e të postonte edhe partnerin. Tani mezi po presim një foto familjare.