U dashuruan gjatë xhirimit të “Mission Impossible”, por Tom Cruise i jep fund lidhjes me aktoren e njohur
Tom Cruise dhe partnerja e tij, Hailey Atwell, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas një viti. Sipas “The Sun”, romanca mes tyre nisi gjatë xhirimeve të filmit “Mission Impossible”.
Dyshja raportohet se janë parë shpeshherë bashkë, edhe pse nuk e konfirmuan asnjëherë publikisht se ishin bashkë.
Kohët e fundit thuhej se lidhja e tyre u bë më serioze, por tani burimet thonë se ata kanë vendosur të jenë thjesht miq, ashtu siç përfundon dhe filmi i shtatë i “Mission Impossible”.
Një burim i brendshëm tha për “The Sun” se xhirimet kanë qenë një periudhë shumë intensive për çiftin.
Marrëdhënia me Hayley-n ka qenë më e gjata për Tom që nga ndarja nga ish-bashkëshortja e tij, Katie Holmes, në vitin 2012.