U bënë prindër muaj më parë, ndahet çifti i famshëm
Çifti i famshëm, Jason Derulo dhe Jena Frumes kanë ndarë rrugët.
Ishte këngëtari ai që dha lajmin se është ndarë me të dashurën e tij, pas gati pesë muajsh që ata u bënë prindër për herë të parë. Në jetë erdhi një djalë që i lanë emrin Jason King. Çifti nisën lidhjen në mars të vitit 2020.
“Jena dhe unë kemi ndarë rrugët”, shkroi këngëtari në një postim në rrjete sociale. “Ajo është një nënë e mrekullueshme por mendojmë se të qenit të ndarë në këto momente do të na mundësojë të jemi versioni më i mirë i vetes sonë”.
“Ju lutem, respektoni privatësinë tonë në këtë kohë”, përfundoi ai shkrimin e tij. /Prive.al