U bë shumë e njohur, zbulohet puna që ka bërë Shqipe e “Përputhen” në të kaluarën

Një nga konkurrentet që ka bërë më shumë bujë nga emisioni “Përputhen” është Shqipja, e cila ka rënë në sy për karakterin e saj ekspresiv dhe deklaratat e saj të drejtpërdrejta, që shpeshherë nxisin debate në studio.

Por së fundmi, është zbuluar se kjo nuk është hera e parë që Shqipja ndodhet përballë kamerave sepse dikur ka qenë aktore.

Më konkretisht, ajo ka qenë protagoniste në serialin “Lokomotiva” nga Ermal Qori. Ky serial tregon një grup miqsh, të cilët thurin plan për t’i marrë paratë një emigranti nga Anglia duke i premtuar që do i gjejnë nuse.