U akuzua se është burrë: Imane Khelif u përplas në fytyrë hiret vajzërore skeptikëve!
Kampionia olimpike Imane Khelif ka habitur jo pak teksa është paraqitur me një ndryshim të ri në ‘look’ për të treguar medaljen e saj të artë të fituar me vështirësi në Paris. Pjesëmarrja e Khelif në garën olimpike të boksit për femra ishte një burim diskutimi gjatë gjithë Lojërave, veçanërisht pasi luftëtarja italiane Angela Carini e humbi garën pas vetëm 46 sekondash dhe hodhi akuza se Imane në të vërtetë ishte një burrë që garon në kategorinë e grave.
Diskutimet nisën të shtoheshin më pas kur u mësua se në fakt ishte skualifikuar nga Kampionatin Botëror 2023 nga IBA pasi raportohet se dështoi në një test të përshtatshmërisë gjinore.
Megjithatë, pas testeve të shumta boksierja algjeriane vërtetoi se është grua duke u mbyllur kështu gojën të gjithë skeptikëve. Në një video të postuar në Instagram, Khelif shihet duke goditur me grusht drejt kamerës, përpara se ekrani të shfaqë një foto të saj me një veshje rozë sezonale me lule, me një palë vathë rrathë dhe grim u lehtë rozë tek sytë si dhe dhe shkëlqyes buzësh. Ajo gjithashtu tregon me krenari medaljen e saj dhe buzëqesh për kamerën në klipin e shkurtër të postuar në rrjetet sociale.
E kuruar në detaj dhe shumë ndryshe nga imazhi i saj në lojërat olimpike, sportistaj dëshmoi krenare se është femër dhe ka lindur femër.
Kujtojmë se për Imane kanë bërë komente të papërshtatshme edhe një sërë figurash të njohura, duke përfshirë CEO i X dhe Tesla, Elon Musk, dhe autorja e Harry Potter, JK Rowling, të cilët të dy janë hedhur në gjyq nga 25 vjeçarja. Sportistja u quajt gjithashtu si një “burrë” nga ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe Khelif pranoi se ajo ishte prekur shumë nga këto etiketime.
Bordo