Tym në krahun e avionit dhe probleme në ulje, Alban Ramosaj rrëfen ç’bëri në ato momente
Alban Ramosaj ka përjetuar një situatë shumë të sikletshme ditën e djeshme gjatë fluturimit me avion. Këngëtari ka treguar se avioni nuk është ulur në momentin e duhur për shkak të disa problemeve dhe si të mos mjaftonte kjo në njërin nga krahët e tij kishte filluar të dilte tym.
Dhe gjejeni se çfarë ka bërë ai gjatë këtij momenti? I ka dërguar motrës së tij, Beatrix, të gjitha kodet e rëndësishme që ka pasur në rrjete sociale, madje edhe pinin e llogarisë bankare.
Por sapo e gjithë situata ka kaluar me sukses, ai i ka fshirë të gjitha mesazhet që i ka dërguar të motrës.
“Sapo përjetova një fluturim ku pajisjet e uljes nuk do të vendoseshin dhe kur ata e bënë pak para se të preknim tokën ne u detyruam të ngriheshim përsëri për shkak të një avioni tjetër në korsi.
Sikur të mos mjaftonte kjo, nga krahu i djathtë filloi të dilte tym. Gjithashtu, teksa ishim afër tokës i dërgova motrës sime gjithë kodet e mia, password-et dhe pinin e bankës. Por më pas fshiva gjithë mesazhet”, shkruan Albani.
Më pas ai është shprehur se pas kësaj ngjarje do të bëjë një pushim nga fluturimet. Gjithashtu ai ka publikuar një video për të qetësusar fansat dhe ka treguar se ka arritur shëndoshë e mirë në shtëpi. / Iconstyle.al