“Turp, babë 40 vjeç”/ Sherri me Medin, reagon Noizy: Nuk e rraha unë!

Ditët e fundit sherri mes reperit të njohur Noizy dhe Muhamet Isenin, i njohur ndryshe në “TikTok” si Medi, ka shkaktuar mjaft zhurmë.

Ditën e djeshme, Noziy i cili ndodhej në Ferizaj për një koncert është shoqëruar në polici për shkak të këtij sherri. Ai u akuzua se së bashku me 7 persona të tjerë se dhunoi brutalisht Muhamet Isenin, bashkë me mikun e tij Bekim Hardergjonajn brenda një klubi nate në Pejë në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit.

Reperi, në një postim në InstaStory, njoftoi anulimin e performancës së tij në Ferizaj, për shkak se po shoqërohej për në polici.

Ditën e sotme, Noizy përmes një postimi në Instagram, i ka bërë thirrje shtetit që të mos ndikohet nga titujt skandaloze në rrjetet sociale, ku duan vetëm klikime dhe nuk bazohen në fakte të vërteta. Edhe pse ai shprehet se nuk ka asgjë kundër shtetit dhe e respekton, Noizy shprehet se është e padrejtë që të lëshohet një urdhër arresti ndaj tij pa prova të bazuara dhe verifikuara.

Ndërsa përsa i përket sherrit të ndodhur në klub, Noizy mohon të ketë ushtruar dhunë ndaj Medit, madje sipas tij, ai nuk e ka prekur fare me dorë. Reperi shpjegon se kur hyr në mbrapaskenë, ku ndodhej Medi së bashku me tre shokët e tij, pa se ata po rriheshin nga disa djem të tjerë, ku disa prej tyre nuk i njihte. Menjëherë pas kësaj situate të krijuar, Noizy është larguar menjëherë nga sigurimi. Madje ai tregon se Noziy nuk shfaqet në asnjë video gjatë sherrit, pasi nuk mori fare pjesë, u largua direkt sa nisi sulmi.

Ndër të tjera reperi i njohur dhe mjaft i dashur për publikun sqaroi se e gjitha ndodhi kur ai ishte në punë dhe Medi i ra në qafë. Nëse do i jepej mundësia të rikthente prapë atë moment, Noizy shpjegon se nuk do e prekte me dorë, por do i thoshte “turp të të vijë se je 40 vjeç babë me fëmjë”.

Ndërsa Medi Iseni akuzon se “u pre në besë” nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.

voxnews.al