Tuna Sejdiu reagon pas deklaratës së kunatit: “Më falni, dola për…!
Marrëdhënia mes dy çifteve të njohur, Robert dhe Nora, me Tunën dhe Patrisin, ka qenë më e diskutuara e kohëve të fundit. Të gjithë filluan të aludonin se dy kunatat nuk shkonin mirë, pasi Nora dhe Roberti nuk ishin të pranishëm në ditëlindjen e djalit të Tunës. Mirëpo, ditën e djeshme, Robert Berisha ka deklaruar për herë të parë se nuk është Nora që ka një problem me Tunën, por ishte vetë ai.”Me Tunën as nuk dua që të takohemi. Nuk e di, për Patrisin dhe Tianin edhe jetën e jap.”
“Unë i kërkoj falje Patrisit që nuk ishim në ditëlindjen e Tian dhe nuk do kemi mundësi të shkojmë në asnjë ditëlindje të familjes së tij, për shkak të Tunës.”- ka thënë ai, sipas Xing.al. Por, pas kësaj deklarate të fuqishme, të gjithë i kishin sytë tek Tuna, për të parë se si do të reagonte ajo. Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një Instastory, ku shfaqet duke pirë me mikeshat e saj. “Me falni, dola për të jetuar. Kthehem së shpejti.”- ka shkruar Tuna, pa e vrarë mendjen për deklaratën e fortë që kunati bëri kundër saj.