Trejsi Sejdini nga dhuna në pasarela bukurie/ Njihuni me “gangsteren” e Elbasanit që garon në “Miss Universe”

Trejsi-Sejdini-2

Trejsi Sejdini, e cila u bë e njohur pas një videoje ku shfaqej duke rrahur një djalë, ka tërhequr mjaft fansa në rrjetet sociale. Vajza simpatike nga Elbasani, pas kësaj buje, mori nofkën “gangsterja” e Elbasanit, edhe pse është vetëm 18 vjeçe dhe ka hyrë në një garë bukurie, ku vajzat që marrin pjesë japin mesazhe paqeje. E komentuar për pushimet luksoze në Dubai, ajo i mahnit të gjithë me hiret e saj. Ndërkohë që deri tani ajo njihet si vajza e fortë, ju prezantojmë me këtë vajzë të bukur që garon në “Miss Universe Albania”, fituesja mes të cilave përfaqëson Shqipërinë në “Miss Universe” ndërkombëtar. “Njihuni me Trejsi Sejdinin, konkurrente e “Miss Universe Albania 2018”, është njoftimi që shoqëron skedën prezantuese të Trejsit. Me mentore modelen Vivian Canaj, Trejsi bie në sy për gjatësinë 182 cm, ndërsa peshon 65 kg. Në përshkrimin e saj si pjesëmarrëse, revista “VIP” shkruan: “Trejsi është një adoleshente energjike dhe ka pasion modelingun. Ajo është konfidente, ka besim te vetja, gjë që vihet re nga lirshmëria që e karakterizon para aparatit fotografik.
BËMAT E TREJSIT, NGA RRAHJA E NJË DJALI NË RRUGICAT E ELBASANIT TE SHERRI ME SHISHE NË PUB-ET E TIRANËS.
Më parë njihej vetëm nga videoja tek rrihte një djalë në rrugicat e Elbasanit, por për publikun u bë e njohur si e ftuar në “Top Show Magazine”. Trejsi Sejdini iu rikthye edhe një herë videos së publikuar, rreth 4 vite më parë në rrjetet sociale, ku ajo shfaqej duke goditur një djalë. Ajo tregoi se ishte penduar për atë që kishte bërë, duke i kërkuar falje djalit. “Kur jam filmuar tek ajo video, unë kam qenë vetëm 13 vjeçe. Por që në moment, i kam kërkuar falje djalit. Realisht më vjen turp kur e shikoj atë video. Por shyqyr që nuk më ka dalë fytyra, që kam fytyrë të vij sot këtu!”, tha Trejsi në panelin e “Top Show”. Më tej, vajza tregoi se ishte studente, ndërsa merret edhe me modeling. Por nuk zgjati shumë pendesa, pasi ajo iu rikthye zakonit pak kohë më parë. Trejsi u përfshi në një tjetër konflikt në një prej clubeve të Tiranës, tek shihej në një video të shpërndarë në rrjetet sociale. Ajo u filmua teksa debatonte dhe më pas, godiste me këpucë e shishe birre një person tjetër në club, ndërkohë që të tjerë ndërhyjnë që sherri të mos vijonte më tej. Megjithatë, me hiret e saj, Trejsi ka tërhequr jo pak vëmendjen në club, çka, me sa duket, ka qenë edhe shkaku i sherrit. Sa i takon stilit të jetës, ajo njihet si një vajzë pa tabu. Në “Instagramin” e saj, ku ka mbi 60 mijë ndjekës, shihen edhe punët e saj si modele pasi ka marrë pjesë në klipe të ndryshme si modele; kujtojmë “Gang Gang” nga Fero dhe “Xhelozia” nga Mozzik. Së fundmi, mund të themi se ka çmendur rrjetin me videon e postuar në “Insta Story” gjatë një udhëtimi në Milano. E veshur sportive, po me tufa eurosh në duar, ajo jep imazhin e një vajze të pasur dhe që shijon jetën në maksimum./PANORAMA PLUS/