Transformohet Hyremi, aktorja turke nuk njihet pas operacioneve
Aktorja turke Meryem Uzerli, kohët e fundit ka bërë ndryshime drastike në pamjen e saj. Aktorja nuk i ka shpëtuar manisë së operacioneve plastike, duke bërë disa në fytyrën e saj. Mediat turke kanë publikuar disa foto të saj ku vihen re ndërhyrjet estetike. Ajo ka bërë ndërhyrje në mollëza, ka fryrë buzët, dhe botox, sipas Who. Menjëherë pas këtyre fotove ku aktorja shfaqet me pamjen e re, fansat e aktores kanë shpërthyer në komente negative, duke shprehur se pamja e re e saj është e frikshme. Meryem është e njohur për publikun shqiptar në rolin e suksesshëm të Hyrem, në serialin “Sulltani i Madhërishëm”.