Transformimi shokues i lojtares së “Big Brother 2 ”, Aida Troka sot nuk njihet më

Aida-Troka-3

Të gjithë e kujtojnë si vajzën e fortë të “Big Brother 2”, e cila tregoi në lojë se jetonte vetëm në Tiranë dhe bënte jetë të pavaruar. Sot pas një dekade, duket se biondja Aida Troka ruan njësoj vetëm ngjyrën e flokëve. Dikur me disa kilogramë më shumë, por sot një sekssimbol Instagrami. Nuk dihet nëse ka bërë ndërhyrje estetike, apo gjithë ky ndryshim varet nga dietat, sporti apo truket e grimit, por një gjë e sigurt që ajo s’njihet më.

Aida-Troka-2

Ish-banorja para se të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka qenë financiare në disa kompani, por pas “Big Brother” u fokusova në menaxhim e drejtim, dhe sot është C.E.O e një qendre estetike në Tiranë. Së fundi ishte e ftuar në “Pasdite në Top Channel”, ku rrëfeu jetën e saj pas kaq shumë vitesh.

Aida-Troka-4

“Big Brother është eksperiencë e rrallë. Të jetosh me shumë njerëz në një shtëpi tjetër është e çuditshme. Çdo gjë që përjetoje aty, ishte e re. Nuk e bëra për famë, them se ishte mosha”, tregoi Aida. “Kam fituar miq nga ajo eksperiencë, njohje pafund. U bëra e famshme kur dola dhe kjo gjë më shijoi. Për të humbur nuk kam humbur asgjë. Kam marrëdhënie të mira me banorët dhe takohemi, por sigurisht që jo shpesh”, deklaroi ndër të tjera Aida.

Aida-Troka-5