Tragjike/ Vdiq me 7 mikeshat e saj, vajza e milionerit kthehej nga festa e beqarisë

Pasditen e djeshme 11 persona humbën jetën pas rrëzimit të një avioni privat, në të cilin po udhëtonin 8 shoqe të ngushta, (dhe tre anëtarë të ekuipazhit). Mikeshat kishin festuar një ditë më parë në Dubai festën e beqarisë së vajzës së një prej biznesmenëve më të pasur të Turqisë. Mina Basaran dhe dhe mikeshat e saj të ngushta para tre ditësh kishin udhëtuar drejt Dubait, ku kishin organizuar festën e beqarisë së saj, por ato humbën jetën tragjikisht pasi avioni me të cilin po udhëtonin për kthimin në Turqi, u rrëzua. Avioni ishte nisur nga Sharjah, i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe përplasja ndodhi në Kiyar mes Provincës Chaharmahal dhe Bakhtiari.Në profilin e saj të Instagramit ajo kishte bërë disa postime, ku shihej e lumtur me mikeshat e saj duke festuar, ndërsa mbrëmjen e djeshme kishin marrë pjesë në koncertin e Rita Orës që po mbahej në Dubai. Siç raportuan mediat e huaja Mina së bashku me shoqet ishin mbledhur për të festuar natën e beqarisë pasi 28-vjeçarja planifikonte të martohej muajin prill./story.al/