Tradhtia dhe martesa nën lupën e astrologes Meri Shehu
Astrologia Meri Shehu komentoi për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania një deklaratë të sajën për tradhtinë, ku më herët në po të njëjtën studio e kishte trajtuar si një temë që nuk ka pse të prekë askënd.
Shehu tha se në astrologji tradhtia nuk ekziston. Ajo sqaroi se është vetëm tradhtia ndaj atdheut ajo që konsiderohet si koncept, ndërsa çdo gjë tjetër lidhet me veprimet që dëshiron secili person të bëjë, që në raport me tjetrin mund të mos pëlqehen.
Ndërkaq sa i takon martesës, astrologia tha se duhet realizuar vetëm nga persona që janë të prirur për ta çuar para një martesë, duke mos e konsideruar si diçka detyruese.
“Nëse unë kam Jupiterin planetin tim më të fuqishëm, atëherë duhet të punoj më shumë me Jupiterin që ka të bëjë më shumë me optimizmin. Unë shkoj përpara në drejtim të optimizmit, por në hartën time unë mund ta kem keq dashurinë. Atëherë unë këtë fushë nuk duhet ta lëvroj më,” – tha Shehu.