Tradhti e ndarje me doreza boksi? Vin Veli rrëfen të vërtetat e divorcit me Bora Zemanin
Dj-i i njohur Vin Veli ka qenë i ftuar në emisionin e pasdites “Rudina”, ku ka folur rreth karrierës, por edhe marrëdhënies së tij me moderatoren e emisioneve sportive Bora Zemani, për të cilët kohët e fundit është folur se janë ndarë. “Unë përsa e njoh veten time dua të jem i sinqertë. Ne jemi ndarë. Si të gjitha lidhjet që nisin mirë, por rrethanat, koha, karriera, e të tjera nuk na krijojnë mundësi të jemi më bashkë”. Më tej ai ka sqaruar se mes tyre nuk ka pasur tradhti, por ndarja ka qenë një vendim që e kanë marrë të dy. “Ne kemi marrëdhënie prapë, nuk jemi ndarë me doreza boksi. Ne merremi vesh më mirë kështu”, ka pohuar ai. Sa i takon kujdesit për djalin e tyre Arbor, ai ka treguar se fëmija i tyre rri me të dy, herë me Borën dhe herë me të.