
Tom Hardy si Al Capone, zbulohet premiera e filmit
Tom Hardy do të interpretojë mafiozin famëkeq Al Capone në filmin e titulluar “Fonzo”.
Tani mësohet se premiera e këtij projekti do të jetë në fund të këtij viti. Njeriu që frymëzoi filmin “Scarface” u bë mafiozi më i pushtetshëm në Chicago të SHBA-së. I akuzuar për qindra vrasje, ryshfet dhe kontrabandë, Al Capone u dënua vetëm për evazion fiskal.
Ai qëndroi në burgun “Alcatraz”, aty ku u nda edhe nga jeta pasi vuante nga demenca./Lapsi.al