Tom Cruise nuk e përmban dot veten, shpërthen për herë të dytë gjatë xhirimeve të filmit! Stafi jep dorëheqjen

Pesë anëtarë të stafit të “Mission Impossible” kanë dhënë dorëheqjen, pasi Tom Cruise shpërtheu sërish ndaj tyre, raporton “Mirror”.

Ditën e djeshme, në media qarkulloi lajmi se aktori me famë botërore ishte inatosur shumë kur dy pjesëtarë të ekipit të tij kishin thyer rregullat e covid-19, duke mos qëndruar larg njëri-tjetrit në një distancë prej 2 metra.

Për këtë arsye, u raportua se Cruise kishte shpërthyer në të bërtitura ndaj tyre, duke u thënë se nëse diçka e tillë përsëritet edhe një herë, çdokush që e bën, do të pushohet nga puna.

Sot, thuhet se aktori shpërtheu sërish ndaj ekipit, duke bërë që disa prej tyre të largohen vetë, sipas “The Sun”.

Një burim tha për aktorin 58-vjeçar:

“Shpërthimi i parë ishte i madh, por gjërat nuk janë qetësuar që prej asaj kohe. Tensioni ka qenë në rritje nga muaji në muaj dhe kjo duket se ishte kulmi.

Që kur ngjarja u bë publike, ka pasur shumë zemërim nga ana e stafit, disa prej të cilëve vendosën të jepnin dorëheqjen.

Por, nga ana tjetër, Tom është mërzitur që të tjerët nuk po e marrin seriozisht përfundimin e xhirimit të filmit”.