Tjetër lajm i trishtë për bluzat e bardha/ Dy infermierë humbasin jetën nga koronavirusi
Dy infermierë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Lajmin e bën të ditur Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë.
“Si pasojë e Covid-19, ditën e sotme është ndarë nga jeta një infermieri nga Mati Nerim Vaçi. Shoqata e Infermiereve i shpreh ngushellime familjes dhe kolegeve”- shkruan shoqata.
Ndërkohë, një tjetër infermiere në Lushnje ka ndërruar jetë nga virusi potencialisht vdekjeprurës.
“Serish humbje jete mes Infermiereve nga covid-19. Infermierja nga Lushnja ka nderruar jete pas betejes me kete semundje. Shoqata e Infermiereve i shpreh ngushellime familjes se Erjoles dhe kolegeve te saj”– shkruan më tej.
Panorama.al