Tha se nuk do të dalë më në takime, Sharon Stone zbulon arsyen pse
Aktorja e njohur, Sharon Stone, është shprehur më parë se nuk do të dalë më në takime me meshkuj.
Ndërsa së fundmi, në një intervistë për Drew Barrymore, Stone ka treguar se ndihet mirë kështu dhe e shijon shumë kohën me fëmijët dhe miqtë e saj.
“I kam dhënë fund takimeve. Kam njohur njerëz aspakt të sinqertë dhe më kanë humbur kohën. E shijoj më shumë kohën me veten dhe me miqtë e me fëmijët e mi”, tha Sharon Stone që shtoi:
“Kam kuptuar që s`kam nevojë për një tjetër fëmijë në jetën time”.
Kujtojmë se aktorja është nënë e tre djemve. Ata dhe miqtë e shumtë duket se i mjaftojnë aktores për të qenë sa më e plotësuar.